Media belge “L’Echo” shkruan se konfiskimi është kryer për llogari të biznesmenit italian Françesko Beketi, pasi ky i fundit fitoi çështjen me qeverinë shqiptare në arbitrazh.
Janë plot 65 milionë euro të Albcontrol – kompanisë shqiptare që menaxhon trafikun ajror në Shqipëri – të cilat vihen nën sekuestro, para të cilat do të përfundojnë në xhepin e Beketit.
Këto asete të shtetit shqiptar ishin depozituar në llogarinë e Eurocontrol në një bankë të Belgjikës.
Kujtojmë se shuma totale që shteti shqiptar i detyrohet Beketit bazuar në vendimin e arbitrazhit është 110 milionë euro.