Media boshnjake “Istraga” raporton se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç mund të ketë mbetur i plagosur në luftime me Policinë e Kosovës dy ditë më parë.
Media në fjalë raporton se u përpoq të kontaktojë me Radojçiçin, por në vend të tij u përgjigj një tjetër person. Kjo ka shtuar dyshimet se Radojçiç mund të jetë një nga 6 serbët e plagosur në luftimet në Kosovë që po merr tajtim mjekësor në Serbi.
Policia e Kosovës sekuestroi makinën personale të Radojçiçit pas luftimeve me grupimin terrorist dhe brenda saj gjeti dokumente dhe harta që lidheshin me planifikimin e sulmit terrorist në veriun e Kosovës.
Radojçiç është i sanksionuar nga SHBA-të, ndërkohë që është person në kërkim nga shteti i Kosovës si i akuzar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.