“FC InterNews” raporton se drejtuesit e Interit kanë mbi tryezë një ofertë për Kristjan Asllanin nga klubi anglez i Uest Hemi.
Gjasat që mesfushori të largohet nuk duken të mëdha, pasi ai ka fituar besimin e Simone Inzagit me paraqitjet e fundit, ku ka luajtur si titullar në mungesë të Hakan Çalhanoglut.
Kristjan Asllani u kritikua për paraqitjen e tij në derbin e Superkupës së humbur ndaj Milanit në fillimin e këtij viti dhe u përfol për një largim të tij. Mirëpo, Simone Inzagi i dha besim duke e aktivizuar si titullar ndaj Monzas dhe Empolit në kampionat, si dhe ndaj Spartës së Pragës dhe Monakos në Ligën e Kampionëve, ku mesfushori e përligji krejtësisht besimin e dhënë nga trajneri.