Katër alpinistë serbë u shpëtuan nga policia shqiptare pasi mbetën të bllokuar në majën e Jezercës. Njëri nga alpinistët u dërgua për trajtim spitalor pasi kishte dëmtime serioze në gjymtyrë si pasojë e rënies nga lartësia.
Shpëtimi i katër alpinistëve serbë u pasqyrua dhe nga media serbe “Blic” e cila thekson se 50 forca policore shqiptare dhe një helikopter u përfshinë në operacionin e shpëtimit.
“Katër alipinistë serbë i kanë mbijetuar një drame të vërtetë dje gjatë ngjitjes në pikën më të lartë të malit të jezercës nga luginat e Valbonës dhe Thethit. Ata kanë ngecur në një mal të mbuluar me borë dhe njëri prej tyre ka rënë nga lartësia dhe ka plagosur rëndë gjymtyrët, ndaj është dërguar me helikopter në spitalin e Tiranës. Policia shqiptare bëri të ditur se alipisti i plagosur ishte nën mbikëqyrjen e mjekut dhe se pas plagosjes nuk mund të lëvizte. Më shumë se 50 policë morën pjesë në operacionin e shpëtimit.” – thuhet ndër të tjera në artikull.