Mediat në Ishull raportojnë se mesfushori sulmues ndodhet në Angli, ku po bisedon me zyrtarë të Mançester Sitit për një afrim në skuadrën e Pep Guardiolës.

Florian Virc shihet si zëvendësuesi i duhur për Kevin de Bryjne, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Mediat britanike theksojnë se, krahas Sitit, në garë për shërbimet e Vircit janë edhe Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli.

Drejtuesit e Bajer Leverkusen preferojnë ta shesin mesfushorin sulmues jashtë Gjermanisë, përpara se t’ia shesin rivalëve të Bajernit të Mynihut, të cilët e kërkojnë prej më shumë se një viti.

Virc, nga ana e tij, ka deklaruar se ende nuk ka një marrëveshje me asnjë klub, por ka sqaruar se nuk do të qëndrojë te Bajer Leverkusen.

By Editor