Armando Broja pritet të ketë një rol të rëndësishëm në Çelsin që Mauricio Poçetino po ndërton për sezonin e ardhshëm.
Mediat pranë klubit të Londrës raportojnë se tekniku argjentinas po projekton treshen e sulmit me sulmesin shqiptar përkrah Nikolas Xhekson që u mor nga Vilareali dhe Kristofer N’Kunku që erdhi nga Lajpcigu.
Piere-Emerik Aubamejang pritet të largohet drejtë Arabisë Saudite, ndërkohë që Poçetino i ka treguar derën dhe Romelo Lukakut duke deklaruar se nuk e ka në planet e tij.
Çelsi ka larguar emra si Havertz, Maunt dhe Pulisiç nga faza sulmuese, ndërkohë që ky repart po rindërtohet nga e para dhe Armando Broja pritet të jetë protagonist.