Pronarët amerikanë të Mancester Junajtid, familja Gleizer, nëntorin e kaluar vendosën të nxjerrin klubin në shitje pas një raporti tejet të vështirë me tifozët ndër vite.
Tifozët e Junajtid protestuan vazhdimisht dhe kontestuan politikat e pronarëve amerikanë duke i cilësuar ato si dështime.
Mançester Junajtid prej disa sezonesh e ka humbur shkëlqimin në arenën e futbollit anglez dhe atij evropian dhe kjo situatë i ka detyruar pronarët amerikanë të dorëzohen përballë sheikëve të Katarit.
Mediat britanike njoftuan arritjen e marrëveshjes paraprake mes pronarëve aktuale dhe Sheik Jasim nga Katari për shitjen e klubit.
Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes që i jep pronësinë sheikut nga Katari pritet të kryhet në fillimin e muajit tetor.