Bajerni i Mynihut ka paraqitur ofertën e tretë zyrtare për blerjen e Herri Kejn nga Totenhemi.

Mediat britanike raportojnë se bavarezët kanë ofruar 90 milionë euro për kapitenin e Anglisë, ndërkohë që pengesa kryesore mbetet presidenti Daniel Levi.

Drejtuesi i “gjelave” të Londrës njihet si një nga presidentët që nuk i lëshon kollaj xhevahirët e klubit të tij.

Sakaq, drejtuesit e Bajernit duken të vendosur për të plotësuar dëshirën kryesore të teknikut Tomas Tuhel për sjelljen e Kejn në Mynih. Vetë sulmuesi ka shprehur vullnetin që të jetë pjesë e Bajernit të Mynihut, ndërkohë që gjithçka rreth të ardhmes së tij mund të zgjidhet ditën e sotme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *