Media të afërta me klubin kuqezi raportojnë se Berat Gjimshiti është në listën e prioriteteve të Igli Tares për merkaton. Drejtori i ri sportiv synon të afrojë te Milani bashkëatdhetarin e tij, i cili ka edhe një vit kontratë me Atalantën.
Raportohet se edhe trajneri Masimiliano Alegri ka një opinion pozitiv për 31-vjeçarin.
Milani pritet të kryejë shumë ndryshime në organikë dhe reparti që pritet të preket më së shumti është mbrojtja.
Asnjëri mes Tomorit, Çaos, Pavloviçit dhe Gabias nuk e ka të sigurt qëndrimin për sezonin e ardhshëm, ndërsa Teo Hernandezi është afër largimit te Al-Hilali ose Atletiko Madridi.
Së fundmi raportohet se Milani ka arritur marrëveshje me Luka Modriçin, ndërsa Tijani Rejndersi është me valixhet gati drejt Mançester Sitit.
Po ashtu, portieri Mike Menjo po kërkohet me ngulm nga Çelsi.