Gjykata e Romës urdhëroi kthimin e kontigjentit të dytë të refugjatëve të cilët mbërritën nga Italia në Gjadër të Lezhës.
Mediat italiane shkruajnë se tashmë ka një përplasje të hapur mes drejtësisë italiane dhe kryeministres Xhorxhia Meloni lidhur me çështjen e vendeve të sigurta prej nga vijnë emigrantët.
Gjykata e Romës vendosi të rikthejë dhe grupimin e parë të refugjatëve nga kampet e pritjes në Shëngjin dhe tashmë kursi i përplasjes duket në kulmin e tij.
Mediat italiane po ashtu raportojnë se 50 punonjës të personelit pritës në kampet e pritjess në Gjadër dhe Shëngjin janë rikthyer në Itali.
Kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni shprehet e vendosur për zbatimin e marrëveshjes së arritur me Shqipërinë ndërsa opozita dhe drejtësia italiane vijojnë të vendosin barriera me kritika për keqpërdorim taksash dhe vendime gjyqësore kundër kësaj qasje të qeverisë.