“Tuttosport” shkruan se lista e klubeve të interesuara për Mario Mitajn është zgjeruar pas paraqitjeve të mbrojtësit kuqezi në miqësoret ndaj Kilit dhe sidomos ndaj Suedisë.
Media në fjalë raporton se klube nga Spanja dhe Anglia kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin dhe kjo situatë I ka shtyrë drejtuesit e Juventusit të nxitojnë.
Klubi bardhezi e ndoqi nga afër Mitajn me vëzhgues në dy sfidat ndaj Kilit dhe Suedisë. “Zonja e Vjetër” ka nisur bisedimet e para me rusët e Lokomotivës së Moskës me këta të fundit që kërkojnë 10 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të majtë shqiptar të cilin e blenë për 3 milionë euro nga AEK-u i Athinës.