Mediat iberike raportojnë se Valencia po kërkon një mbrojtës të djathtë pasi Rendal që mbulon këtë pozicion e ka humbur sezonin për shkak dëmtimi.

Profili i duhur për drejtuesit e klubit valencian shihet Ivan Balliu. 

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë mund të kalojë që në janar në “Mestaja” për një shumë të përballueshme për financat e klubit. 

Fillimisht Valencia kërkoi të merrte Balliun si lojtar të lirë verën e ardhshme, por dëmtimi i Rendal ndryshoi planet. 

Balliu është pjesë Rajo Vajekanos ku luan si titullar prej disa sezonesh në La Liga, ndërkohë që ndaj Gjeorgjisë mori vendin e titullarit dhe te kombëtarja e Shqipërisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *