Media rumune “GSP.ro” raporton se UEFA ka nisur hetimin për ndeshjen Rumani-Kosovë gjatë së cilës u dëgjuan thirrrje raciste si “Kosova është Serbi” si dhe u shfaqen banderola po me të njëjtën përmbajtje.
Gjyqtari i ndeshjes dhe delegati kanë hartuar raportin përfundimtar duke përfshirë në të dhe ngjarjet në fjalë.
Ky raport ka shërbyer si pikënisje për hetimin e UEFA-s që sipas mediave rumune nuk do të kalojë pa pasoja për kombëtaren e tyre.