Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet vendase atje, pasi dyshohet se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ të Shqipërisë dhe Agjencive të inteligjencës në Kosovë.
Personi u arrestua në Jagodinë, një qytet në Serbi.
Arrestimi u krye në përfundim të hetimeve dhe ndjekjes së një grupi personash të dyshuar se përbëjnë rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës.
Shtetasi me iniciale P.M nga Jagodina, shtetas i Serbisë, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë.
Ai dyshohet për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit me 30 ditë.