Mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha, u detyrua të largohej me barelë nga ndeshja e Leçes ndaj Pizës, në minutën e tetë të sfidës.

Pas takimit të fituar, presidenti i klubit të Leçes, Stiki Damiani, dha informacionet e para lidhur me gjendjen e lojtarit. Ai bëri të ditur se duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por theksoi se situata duhet marrë me rezervë:

“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh presidenti i Leçes.

Berisha po shkëlqente me Leçen këtë sezon, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe duke fituar tri herë çmimin e lojtarit të ndeshjes në Seria A.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *