Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për mediat italiane, ka theksuar se Europa duhet të jetë e aftë të mbrojë vetveten nëse synon të jetë një fuqi e madhe në skenën ndërkombëtare.
Sipas saj, dorëzimi i sigurisë te një palë e tretë ka gjithmonë një çmim, ndërsa zhvillimet e fundit në samitin e NATO-s e kanë vënë këtë në pah. “Është një proces i pashmangshëm dhe një mundësi për ne. Është e qartë se mbrojtja kërkon kosto ekonomike, por ajo sjell edhe liri politike”, u shpreh Meloni.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Meloni nënvizoi se qëndrimi i Italisë mbetet i pandryshuar dhe se mbështetja për Kievin ka qenë thelbësore për ruajtjen e paqes.
“Ne e kemi mbështetur Ukrainën për të ndërtuar paqen. Paqja nuk arrihet vetëm me qëllime të mira, por me frenim. Po të mos e kishim ndihmuar Ukrainën, sot do të kishim parë një vend të pushtuar dhe do të kishim paguar një çmim shumë më të lartë”, deklaroi ajo.
Meloni shtoi se negociatat aktuale janë të mundura falë kontributit të vendeve si Italia dhe se uniteti i shumicës qeverisëse ka lejuar mbajtjen e një politike të qëndrueshme dhe të fortë ndaj kësaj çështjeje.

