Nga Arilda Lleshi
Me 3 Dhjetor, Giorgia Meloni ishte në një vizitë zyrtare në Beograd. Nga aty u fol për bashkëpunimin ekonomik në rritje mes dy vendeve. Në Serbi do të hapet një fabrikë e Stellantis ku do të prodhohet makina elektrike Fiat Panda. Ishin hapur edhe dy pika të dy firmave financiare italiane, Siment dhe Sace. Ndërkohë para një muaji, Meloni dhe Rama nënshkruan për vendosjen e një kampi refugjatësh në Lezhë.
Nga Beogradi, Meloni tha se ishte mbështetëse e integrimit të Serbisë në BE dhe se Serbia kishte qenë konstruktive gjatë dialogut me Kosovën, gjë që është absolutisht e pavërtetë.
Vazhdojnë të rriten borxhet që kemi ndaj Italisë që nga pushtimi i 1939-tës. Ne akoma vazhdojmë të sillemi pa dinjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse nuk kemi njerëz me dinjitet në krye të shtetit.