Përfaqësuesja e Kosovës kishte kohë që priste një përgjigje nga Mërgim Berisha, por tekniku i Gjermanisë, Hansi Flik e ftoi të jetë pjesë e panzerave, ftesë të cilën Berisha e pranoi menjëherë.

24-jeçari i Augsburgut tha se ftesa nga Gjermania ishte reailizim i êndrrës së tij të hershme.

“Jam shumë i lumtur për ftesën, është një ëndërr që po bëhet realitet. Kam punuar gjatë dhe shumë për këtë ftesë, por ende s’kam arritur asgjë. Mezi e pres sfidën për të qenë në gjendje ta dëshmoj veten në ekipin kombëtar. Faleminderit të gjithëve që më besuan gjithmonë dhe që më mbështetën gjithmonë. Do të bëj gjithçka që mundem për të shfrytëzuar këtë shans.” – tha Berisha pêr Sport Bild.

Mërgim Berisha ka spikatur këtë sezon me paraqitjet e tij për Augsburgun duke shënuar 7 gola dhe dhuruar 4 asiste.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *