Mërgim Berisha debutoi mbrëmë me kombëtaren e Gjermanisë duke luajtur për 20 minuta në miqësoren ndaj Perusë.
24-vjeçari shqiptar u ftua para pak ditësh nga tekniku Hansi Flik duke refuzuar përfaqësuesen e Kosovës.
Berisha ka pasur paraqitje të mira këtë sezon me Augsburgun me 7 gola dhe 4 asiste.
Berisha ishte pjesë e kombëtares U-21 të Gjermanisë që u shpall kampione e Europës.