Liverpooli ka kompletuar transferimin rekord të Aleksandër Isakut nga Njukasëlli për shumën prej 150 milionë eurosh, duke vendosur rekordin e ri për blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës.
Sulmuesi suedez, 25-vjeçar, kishte shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar, ndërsa Njukasëlli nuk pranoi asnjë ulje të klauzolës së tij, duke qëndruar fort në shifrën e 150 milionë eurove. Në fund, drejtuesit e Liverpoolit pranuan të paguanin shumën e plotë dhe Isaku pritet të prezantohet së shpejti në “Anfild”.
Ndërkohë, Mançester Siti ka arritur marrëveshje me PSG-në për portierin italian Xhanluixhi Donaruma. Klubi anglez do të paguajë 35 milionë euro për gardianin 25-vjeçar, i cili prej kohësh kishte pasur mosmarrëveshje me drejtuesit parisienë pas refuzimit për të rinovuar kontratën.
Transferimi i Donarumës hap rrugën për largimin e Edersonit, i cili pritet të kalojë te Fenerbahçja për 14 milionë euro.