Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit mori fund sot në mëngjes pasi ushtria izraelite njoftoi nisjen e luftimeve.
Pas 6 ditëve armëpushim, Izraeli akuzoi Hamasin se shkeli marrëveshjen duke lëshuar raketa mbrëmjen e djeshme të cilat u neutralizuan nga mbrojtja ajrore izraelite.
AFP njoftoi se me rinisjen e bombardimeve të Izraelit në veriun e Gazës, 8 civilë palestinezë humbën jetën, mes tyre 2 fëmijë.
Hamasi ende nuk ka reaguar pas akuzave të Izraelit për shkelje të armëpushimit.