Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, shkroi në rrjetet sociale se lojtarët e Kombëtares sonte duhet të përqendrohen vetëm te futbolli i luajtur dhe të lënë mënjanë ngarkesën emocionale.
Mavraj thekson se Kosova u përket shqiptarëve, por tashmë është koha për të treguar vlerat në fushën e blertë.
“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll” – shkroi Mavraj.
Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares, ndërsa ishte një nga shtyllat e ekipit pjesëmarrës në Euro 2016.