Lionel Mesi, lojtari që mban rekordin me tetë “Topa të Artë”, ka reaguar menjëherë pas shpalljes së Ousmane Dembele si fituesi i çmimit prestigjioz për vitin 2024. Ylli argjentinas, i konsideruar si një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit, vlerësoi arritjen e francezit, i cili këtë herë la pas edhe rivalin e tij kryesor, Lamine Yamal.

Anësori 28-vjeçar pati një sezon të jashtëzakonshëm me pesë trofe, përfshirë edhe suksesin historik në Ligën e Kampionëve, që ishte i pari për klubin e tij.

“Ous i madh! Shumë urime, jam vërtet i lumtur për ty. E ke merituar plotësisht këtë shpërblim”, shkroi Mesi në një postim në rrjete sociale, duke shoqëruar reagimin me foton e Dembelesë me trofeun.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *