Lionel Mesi ka dhuruar 3.5 milionë euro ndihma humanitare për turqit dhe sirianët e mbijetuar nga tërmeti i rëndë që goditi të dy vendet.
Ndihma është përcjellë me anë të fondacionit “Leo Mesi” që drejtohet nga vëllai i tij, Matias Mesi.
Ky fondacion familjar operon prej disa vitesh në partneritet me UNICEF-in ku prioritet është edukimi dhe trajtimi i fëmijëve me probleme shëndetësore.