Lionel Mesi mund të rikthehet te Barcelona gjatë verës, njoftoi gazetari sportiv Alex Candal.
Sipas tij, 8 herë fituesi i Topit të Artë do të dëshironte të mbyllte karrierën në klubin me të cilin shkroi historinë.

Kontrata e Lionel Mesit me Inter Majemin skadon në verë, ndërsa argjentinasi mund të rikthehet në “Camp Nou” katër vite pas largimit.