Lionel Mesi vijon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në futbollin amerikan.
Inter Majemi ka arritur një tjetër finale në pak ditë. Skuadra e Mesit ka mundur në gjysmëfinalen e “US Open Cup” skuadrën e Sinsinatit me penallti, teksa takimi ka përfunduar në barazim 3-3.
36-vjeçari nuk arriti të shënonte pas shtatë ndeshjeve me gol, por nxori dy gola për shokët e skuadrës me dy asiste të dhuruara.
Inter Majemi përballet me Hjuston Dinamo më 27 gusht në finale ku Lionel Mesi do të kërkojë trofeun e dytë në pak ditë me Inter Majemin.