Lionel Messi nuk është i sigurt nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Kapiteni i Argjentinës tha se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, duke theksuar se gjithçka do të varet nga gjendja fizike.

38-vjeçari së fundmi ka rinovuar kontratën me Inter Miami deri në vitin 2028, çka do të thotë se do të vazhdojë karrierën edhe pas moshës 40 vjeç. Megjithatë, ai u shpreh se nuk ka vendoaur akoma për pjesëmarrjen në Botëror.

“Nuk dua të jem barrë për Argjentinën. Nëse e ndiej se nuk jam më në nivelin që kërkon Kombëtarja, atëherë nuk do të shkoj,” deklaroi ai për gazetën spanjolle Sport.

I pyetur për një rikthim të mundshëm në Barcelonë në të ardhmen, Messi nuk e përjashtoi plotësisht këtë ide, por theksoi se vendimet për karrierën e tij tashmë merren duke pasur parasysh edhe familjen.

“Barcelona është shtëpia ime dhe gjithmonë do të jetë. Por sot prioritetet janë të tjera. Çfarë do të sjellë e ardhmja, do ta shohim,” u shpreh ai.

Aktualisht, Messi po përgatitet për sezonin e ri me Inter Miami, ndërsa Kombëtarja e Argjentinës e pret në kualifikimet drejt Kupës së Botës dhe në Copa America 2026.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *