Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta tha në “Euronews Albania” se njerëz brenda strukturës së Prokurorisë së Posaçme e kishin këshilluar të arratisej jashtë vendit. 

Sipas Metës kjo kishte ndodhur para një viti dhe  synimi ishte largimi i tij nga aktiviteti politik në opozitë. 

“Po është shumë e vërtetë që njerëz të regjimit dhe SPAK-ut prej një viti më kanë sugjeruar, jo për të më ndihmuar mua, por për të më shmangur nga aksioni opozitar dhe patriotik. Kjo provohet me faktin që pas refuzimeve të mia edhe publike, ata aktivizuan një proces fals për të më rrëmbyer dhe izoluar nga opozitarizmi siç e shpjegova më lart”., – tha ai.

Ilir Meta po ashtu pretendon se ndaj tij nuk ka ende një akuzë zyrtare dhe se hetimet janë orientuar në vogëlsi të cilat synojnë vetëm goditjen e tij politike në funksion të interesave të shumicës qeverisëse.

Po jua përsëris që nuk kanë asnjë akuzë, asnjë prove apo fakt penal kundër meje, prezumohem i pafajshëm dhe në këto kushte dënimi ekziston vetëm në mendjet perverse të atyre që e ideuan dhe ekzekutuan këtë plan rrëmbimi politik për të përjetësuar Shqipërinë si koloni të Sorosit dhe mafias ndërkombëtare.”– u shpreh Meta.

By Editor