Turbinat e ndryshimit janë ndezur në LP, me Ilir Metën i cili prej ditësh ka pushtuar lajmet dhe “prime time-t” me deklarata të forta, herë-herë dhe skandaloze.
Këtë radhë Meta ka zgjedhur të fshiikullojë dhe një herë tjetër ish-drejtuesit e LSI-së, duke i cilësuar ata si njerëz arrogantë të cilët kanë flirtuar me pushtetin.
“Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë patur mbështetjen time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojnë sic komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. President do ma japësh numrin tha, ta jep Presidenti ty.
Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter” – deklaroi Meta.