Mesa duket Ilir Meta nuk ka ndërmend t’i ndalë sulmet ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Kryetari i Partisë së Lirisë nuk u kursye në akuza ndaj kreut të SPAK-ut, duke deklaruar se zoti Dumani i ka dërguar njerëz për t’i sugjeruar largimin nga vendi.
Meta u shpreh se Dumani është një legen, torollak, palaço, injorant.
“Vijmë te ‘Dumdumani’. U kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Te SPAK ka Dumdumanë, ka edhe njerëz që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Kam bërë deklaratë solidariteti për prokuroren që ishte kërcënuar nga banditët. I them Dumdumanit 3 herë ke përmendur emrin tim që po më heton mua. Ke çuar njerëz që të më thonë të iki nga Shqipëria.
Legen si ti jam unë? Gjëmon vjehrrën time ti që ta marrësh peng? Kujton se do marrësh Partinë e Lirisë ti që tia çosh atij tarallakut? Pse nuk nxorrëm mësim ne me lulushët këtu që përdor çimkaxinjtë? Pse mo palaço kam frikë unë nga burgu yt? Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço. O palaço hajde dil në televizor me mua ti? Si flet ti në emër të SPAK? Ne SPAK prandaj e bëmë që çdo prokuror të ketë përgjegjësinë e tij. Ti je injorant. Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Kur të duash ti dhe amerikanët këtu ballafaqohemi këtu. Mua ka dashur të më fusë në burg legjendari që në vitin 1992. Ti i ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit që të japë dëshmi kundër Ilir Metës.
O tarallak po atë vit Ilir Meta ka qenë ministër i Jashtëm. Ti merresh me ato punë se nuk ke takat që arrestosh Veliajn se u mbyti me favore ty dhe ata të tjerët. Ti nuk ke takat se je palaço të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, por i Engjell Agaçit. Ka amerikanë të ndershëm që janë shumica, ka edhe McGonigalë. Unë jam nga rraca e Vojo Kushit. Dum Dumani vilat e mia florinjtë e mi, t’i marrë dhe t’i sekuestrojë dhe t’ia japë popullit. Që ti shkojë mendja Dum Dumanit me atë çantë që vë ashtu si teveqel, që do marrë Partinë e Lirisë, për t’ia çuar Edi Ramës…”- tha Meta.