Ashtu siç pritej, “Demokracia e Re” e udhëhequr nga kryeministri aktual i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, fitoi bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Partia e Micotaqis mori 40.8 të votave duke i dhënë shumicën e kërkuar për formimin e qeverisë, pasi në Dhomën e Përfaqësuesve do të ketë 158 ulëse nga 300 gjithsej.
Zhgënjyes rezultati për Syriza-n e cila arriti të marrë vetëm 18% të votave
Duke folur pas shpalljes së rezultateve, Micotaqis premtoi një epokë të re për Greqinë e cila sipas tij u çlirua nga toksiciteti disavjeçar i të majtës greke.