Kompania Microsoft ka njoftuar se Irani po shton përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, duke synuar të përçajë dhe manipulojë votuesit amerikanë. Hakerët iranianë kanë ndërmarrë sulme ndaj emaileve të zyrtarëve të fushatave presidenciale dhe kanë krijuar faqe interneti ku mbizotërojnë lajmet e rreme me qëllim polarozimin e elektoratit.

Raporti i Microsoft zbulon gjithashtu se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë tensionet politike në SHBA për të përhapur mesazhe përçarëse. Ndërkohë, kompanitë e teknologjisë si Microsoft vazhdojnë të monitorojnë përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale nga këto vende për të manipuluar votuesit në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *