Veton Elshani i tha RTK-së se serbët e veriut të Kosovës i janë përgjigjur në masë të konsiderueshme thirrrjes për të konvertuar patentat nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
“Në Leposaviq janë konvertuar 1866 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1471, në Zubin Potok 916, në Zveçan 1121, në Graçanicë 210, në Kamenicë 99, në Shtërpcë 65, në Gjilan 469 etj.”- tha Zëvendësdrejtori i policisë për rajonn rajonin e Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se me skadimin e afatit për kryerjen e konvertimit të patentave, shoferët që kanë refuzuar procesin do të përballen me pasoja ligjore.