Pavarësisht motit të keq, protestat e fermerëve në Greqi po vazhdojnë me intensitet të lartë. Në të gjithë vendin janë regjistruar të paktën 14 bllokime rrugësh, ndërsa mbi 6 mijë traktorë kanë zënë pozicion në rrugë kryesore.
Mjetet bujqësore janë vendosur në dogana, kryqëzime dhe pika strategjike të rrugëve kombëtare, dhe autoritetet presin që situata të tensionohet edhe gjatë fundjavës, me bllokime të reja të paralajmëruara.
Në Janinë, fermerët dhe blegtorët – tashmë në ditën e gjashtë të protestës – po mbajnë të mbyllur kryqëzimin e Kalpakit. Traktorët janë vendosur që nga ora 08:30 dhe protestuesit kanë paralajmëruar që do të qëndrojnë deri në mesditë, ndërsa një mbyllje tjetër e rrugës është planifikuar nga ora 19:00 deri në 22:00.
Protestat do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa kërkesat e fermerëve mbeten ende të parealizuara.

