Ish-mbrojtësi i Mançester Sitit, Mika Riçards tha gjatë një podkasti se Armando Broja nuk është delja e zezë te Çelsi, por ekipi londinez nuk arrin të prodhojë rendiment dhe rrjedhshmëri në lojë.
Kjo apati e bluve sipas tij, ia pamundëson sulmuesin shqiptar shfaqen e potencialit të tij.
Riçards shtoi se Broja ka kualitet të dukshëm si sulmues, por i duhet dhënë besimi dhe koha e duhur pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë.
“A e dini cila është gjëja më e çuditshme për Çelsin? Ata kishin 71% mbajtje topi dhe përsëri nuk krijuan mjaftueshëm raste të pastra.
Çelsi krijoi gjysmëshanse dhe Broja luajti mirë. Ai u mundua të luajë pas shpinës së mbrojtësve duke u përpjekur të krijojë pak pështjellim në zonë, por ata kanë nevojë për një sulmues goli, me Brojën të pozicionuar si sulmues të dytë”.- tha Riçards.