Askush nuk e priste, por Milan shpartalloi Napolin në transfertë 0-4 duke dhënë një sinjal të qartë para përballjes që dy skuadrat do të kenë në Champions.
Tekniku kuqezi, Stefano Pioli vlerësoi paraqitjen e skuadrës, por theksoi se duhet shmagur euforia pasi sezoni ka hyrë në fazën vendimtare.
“Në Serinë A nuk mund të gabojmë më. Mungojnë 9 ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu. Është shumë e rëndësishme që të kualifikohemi për Champions sezonin e ardhshëm. Asnjë eufori. Qendrojmë me këmbë në tokë dhe mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Empolit dhe më pas ndeshjen e Champions-it.” – tha Pioli.