Milani zhgënjeu në përballjen e parë kualifikuese ndaj Fejnordit, duke u mundur 1-0 në Roterdam me një paraqitje të vakët.
Sfida e kthimit në shtëpi pritet të ofrojë një realitet tjetër.

Trajneri Serxho Konseisao pritet të luajë me katërshen Leao-Feliks-Gimenez-Pulisiç, e cila mori jo pak kritika për ndeshjen në Roterdam.
Milanit i duhet fitorja me të paktën 2 gola diferencë, ndërsa holandezët treguan në përballjen e parë se kanë kualitet për të synuar kualifikimin në 16 më të mirat e Evropës.