Milani mbajti gjallë shpresat për titull pasi mori një fitore të vuajtur 2-1 në shtëpi ndaj Fiorentinës. Leao shënoi që në fillimin e sfidës për kuqezinjtë, por Fiore gjeti barazimin me golin e Baral. Milani u hodh në sulm duke shpërdorar raste të shumta shënimi. Kur gjithçka po i drejtohej barazimit, Milenkoviç shkakton autogol në portën e tij duke i dhënë frymëmarrje skuadrës së Piolit që tashmë e sheh veten 8 tetë pikë larg Napolit kryesues.
Juventusi tregoi sërish se kriza tashmë është harruar pasi bardhezinjtë mposhtën Lacion në shtëpi në shifrat e thella 3-0. Zonja e Vjetër shënoi dy herë me Ken dhe një herë me Milik. Skuadra e Alegrit e dominoi sfidën duke bindur sërish ndaj një rivali direkt, pas fitores së arritur më parë ndaj një tjetër rivali si Interi. Juve kapërcen ndjeshëm në rënditje duke marrë vendin e tretë me 31 pikë, dy më pak se Milan i vendit të dytë.