Ndeshja ndaj Salernitanës do të jetë e fundit për Stefano Piolin në drejtimin e Milanit, ndërkohë që mediat raportojnë se klubi ka vendosur të marrë Paolo Fonsekën në drejtim për dy sezonet e ardhshme.
Ky vendim ka sjellë sërish përplasje mes drejtuesve dhe tifozëve të cilët shprehen të pakënaqur me këtë vendim.
Sipas tyre, trajneri aktual i Lilës nuk është i denjë për të drejtuar një klub si Milani.
Tifozët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion i cili do të dorëzohet në zyrat e klubit kundër afrimit të teknikut portugez.
Tifozët kërkojnë që Milani të punojë për afrimin e Antonoi Kontes ose Roberto de Zerbit.
Për Paolo Fonsekën do të ishte rikthimi I dytë në Serinë A pasi më parë drejtoi Romën ndërsa prej dy sezonesh është në krye të Lilës në kampionatin francez.