Minatorët e Bulqizës po vijojnë protestën e tyre duke bojkotuar punën në galeri.

Ata kërkojnë që e shtuna të jetë ditë pushimi, siç parashikohet në kontratat e punës. Në të kundërt, ata kërkojnë që paga për të shtunën, si ditë pune, të jetë më e lartë se ajo për ditët e tjera.

Po ashtu, minatorët kanë kërkuar rritje të pagave, e cila u ishte premtuar në fillim të këtij viti.

Ata shprehen se, në rast mosplotësimi të kërkesave, do të nisin grevën e urisë.

Ndër kërkesat e tyre ishte edhe ajo që e drejta e organizimit dhe e grevës të njihet në rregulloren e punës në minierë.

Deri tani, kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga drejtuesit e minierës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *