Minatorët e minierës së Spaçit janë mbledhur sot përpara Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste, duke kërkuar miratimin e statutit të minatorit dhe zbatimin e kontratave kolektive të punës.
Ata theksojnë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe se nuk do të tërhiqen derisa institucionet shtetërore të reagojnë.
“Kërkojmë të drejtat që na takojnë. Shteti duhet të na dëgjojë dhe të na japë atë që na përket. Duam kontrata kolektive dhe kushte më të drejta pune,” u shpreh një prej minatorëve pjesëmarrës në protestë.

