Boris Pistorius deklaroi për të përditshmen serbe “Blic” se turi i tij në Ballkan erdhi pas vlerësimeve se situata e tensionuar në Kosovë dhe Bosnje konsiderohet si shqetësuese dhe me potencial konfliktual.
Pistorius theksoi se stabiliteti në këtë rajon ka rëndësi jetike për Evropën.
“Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: Ne duam të kontribuojmë për stabilitetin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është e qetë, por ekziston rreziku për përshkallëzim të shpejtë siç ndodhi vitin e kaluar. Por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës provokuese dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve.” – u shpreh ai..