Zëvendskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq tha para parlamentit se vendimi për të dërguar ushtrinë në rajonin e Baranjës në kufi me Serbinë merret për arsye sigurie. Kroacia do të dërgojë 22 mjete të blinduara amerikanë “Bradley” dhe një batalian si forcë fillestare në këtë rajon kufitar me Serbinë. 

Ushtria kroate do të rinisë ndërtimin e kazermave në këtë rajon pasi prej shumë kohësh ato nuk ishin funksionale. 

Ky vendimiI shtetit kroat vjen në një periudhë ku pasiguria në rajon dhe rreziku i një konflikti të armatosur po vlerësohet gjithnjë e më seriozisht.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *