Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç u shpreh se vendit të tij nuk i intereson një konflikt me Turqinë duke shtuar se Beogradi dhe Ankaraja e shohin krejt ndryshe çështjen e Kosovës.

Vuçeviç theksoi se rritja e pranisë ushtarake turke në Kosovë dhe marrja e komandës së KFOR-it nga një gjeneral turk janë tregues i mbështetjes për Kosovën.

“Turqia është një vend i madh dhe ka një ndikim të rëndësishëm politik dhe ekonomik në zonën e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të kujdesemi që të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë, por ne e shikojmë çështjen e Kosovës në mënyra krejtësisht të ndryshme.

Kontigjenti më i madh i NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR-it, do të jetë nga Turqia. Për herë të parë komandanti i KFOR-it vjen nga Turqia.” – tha Vuçeviç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *