Kryediplomatja gjermane, Analina Berbok tha gjatë qëndrimit të saj në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë se Ballkani Perëndimir duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas saj, kjo vendimmarje është interes strategjik në kushtet e sotme kur ky rajon kërcënohet nga interesat e Rusisë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri gjeopolitike në sfondin e imperializmit brutal rus. Ne nuk mund t’i lejojmë vetes të kemi zona gri askund në Evropë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka së bashku për të pamundësuar që Rusia të përdorë këto zona për politikën e saj të destabilizimit, disinformimit dhe infiltrimit.”- u shpreh ajo.