Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë interpelancës në parlament se mjekët e akuzuar për skandalin e Onkologjikut nuk do e kenë sërish të drejtën e ushtrimit të profesionit. 

Albana Koçiu theksoi se përgjegjësia është e mjekëvë dhe drejtësia duhet të veprojë. Fjalimi i ministres u prit me reagime nga opozita e cila e ndërpreu disa herë gjatë fjalës së saj duke i kërkuar dorëheqjen dhe goditur tavolinat. Gazmend Bardhi u shpreh se dikasteri i Koçiut ka përgjegjësi për vëzhgimin e punës së spitaleve dhe se papërgjegjshmëria në këtë rast është e ministrisë së Shëndetësisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *