Vijon të shkaktojë debate vendimi i qeverisë që i detyron studentët e Mjekësisë të punojnë në Shqipëri pesë vite pas diplomimit si kusht për të marrë diplomën.

Studentët e kanë kundërshtuar këtë vendim me deklarata publike dhe me protesta duke e konsideruar si shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe lirisë profesionale.

Reagimet e tyre duket se janë injoruar nga qeveria e cila vijon të insistojë se vendimi është i drejtë dhe i përgjigjet nevojave të vendit për mjekë.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila me arrogancë u drejtohet studentëve duke u shprehur se qeveria do të vendosë pa i pyetur ata

“Në qoftë se thoni se e meritoni ne marrim vendime dhe nuk ju pyesim fare.” –  dëgjohet të thotë Kushi në debat me studentët gjatë një mbledhje ku pretendohet se ligji ishte konsultuar me studentët.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *