Nga Naim Frashëri
Skënder-Begu mbret’ i Shqipërisë kishte shumë miqësi me mbren’ e Neapolësë, që quhej Alfons.
Kur vdiq Alfonsi, ndënj në front të ti i biri Ferdinandua. Po shumë mbretrë u-bënë një dhe dojnë ta nxírinë Ferdinandonë nga fron’ i tet. Kot u-mundua Papa, që quhej Pioi dytë, t’i bintte mbretritë, që të hiqninë dorë nga kjo punë, Ata të gjithë dhe me ushtërit’ e tyre po e shtrëngoninë Ferdinandonë. Ferdinandua, duke parë që s’ua dil dot, u-mejtua që n’aqë të shumë fuqi vetëmë burri trim i Shqipërisë munte të, rrij kundrejt, i-cili ishte miku i t’et. Andaj i dërgoj shumë të parë, q’i treguanë mbretit të Shqipërisë rreziknë, në të cilëtë gjëndej mbret’ i tyre, e ju-lutnë ta shpëtonte. Edhe Papa i dërgoj më vet-he lutës Skënder-Begut për shpëtim të Ferdinandosë.
Skënder-Begu, ndonëse ishte në luftë të paprerë me mbretërin’ e Turqet, la në këmbët të ti Mbretëreshënë, edhe Shqipëtarë t’urt’ e të diturë ndë punëra, mblothi e porositi dhe gjithë gykatësitë, të shihninë gýqetë me të drejtë e të mos i bëhej njeriu dëm, pa hipi nd’ anijëra me shumë burra Shqipëtarë, dh’ u-nis për n’ Itali.
Ushtëri’ e Skënder-Begut, pas istori-shkronjëset t’asaj kohe, ishte pej nëntë mijë vetash, shtatë këmbës e dy mijë Kalorës. Po gjithë burra të mësúarë në luftë, e të pamúndurë kurrë, dhe të krejëtuarë pej një burri, që s’kish shok ndë jetë.
Anijatë duallë në Apuli, atje gjen’ edhe Ferdinandonë, i cili i priti me gas të math, pa erdhë pasdaj në qytet të Barit q’i kish mbajturë besënë Ferdinandosë.
Në Bar gjith’ ushëtarët’ e gjithë njerëzija duallë e i pritnë me të madh nder Shqipëtarëtë.
Ushtëri e armikëvet kish rënë jashtë Barit. Skënder-Begu dërgoj njerës e mësoj gjithë púnërat’e armiqet, pa mblothi të parët’ e ushtërisë e bëri fjalën’ e lúftësë; pasdaj mblothi ushtërin’ e ti dhe vu fjal’ e u tha:
Do të lëftojmë sot për të shpëtuarë një mik të Shqipërisë, e dotë mburojmë të drejtënë. Kujtoni trimërin’ e gjithënjëshme, me të cilënë kemi múndurë kur-do-herë, e s’jemi múndurë kurrë. Duhetë të lëftojmë dhe këtē radhë me mënt e me trimëri, që të mos turpërojmë Shqipërinë në mest t’Evropësë. Andaj të dëgjoni dhe fjalën’ e të parëvët t’ushtërisë si fjalënë t’ime. Pas kësaj fjale u-nisn’ e duallë në shesht të luftësë me flamurë të hapurë.
I par’ i gjithë mbretëret e i ushtërisë të armiqet ishte një mbret Frënk, që quhej Kont Piqinino.
Skënder-Begu ushtërin’ e ti e hapi me të parët’ e saj, dhe vetë ndënj kundrejt Piqininosë, i cili kishte mizëri Frënq e Italianë me vet-he.
Po para Skënder-Begut e Shqipëtarëvet e panë që z’dilinë dot, se ahere Shqipëtarët’ e mbret’i tyre kishin’ emërë të madh në gjithë botë.
Me të hedhurë Shqipëtarëtë, ushtër’ e Piqininosë zu të thyhej. Piqininua e pa që s’mbahej dot, dhe dolli nga mëz’ i ushtërisë më nj’ an e i thirri Skënder-Begut, duke thenë se doj të piqej me te.
Edhe Skënder-Begu dolli jasht’ ushtërisë ti e vate të piqej me Piqininonë, q’e kërkonte. Piqininua po e shikonte i mahniturë burrën’ e dëgjuarë në gjithë botë.
Çudí e madhe ishte, si thonë istori-shkronjësit’e asaj kohe, kur u-poqnë Skënder-Begu me Piqininonë, se Skënder-Begu ishte burr’ i madh e i gjatë, Piqininua ish i shkurtr’ e i rrëgjuarë, pa Skënder-Begu e ngriti ndër duar edh’ e qafoj pas zakonit të mbretëret, dh’ e lëshoj mbë dhe prapë nga dale, sindëkur ngre e lëshon një njeri i madh një foshnjë të vogëlë.
Piqininua ju-lut Mbretit Shqipërisë t’e lininë për pakë dit luftënë, dhe Skënder-Begu s’ja prishi fjalënë. Piqininua me shokët’ u-zunë nga dhelpëritë, dhe doninë ta ftonin’ e ta vinin nd’udhë Skënder-Benë, pa ta vrisninë me të pa besë. Po ato s’shkoninë kurrë te Skënder-Begu. Armikëtë, si e muarrë vesh mirë me ke kishinë të bëninë, u-ngrin’ e iknë, po prapë shtyn’ ushtërin’ e tyre në qytet të Noqerësë, e dojnë t’i bininë Ferdinandosë, q’ish në qytet të Ursanësë, e cila ish afërë Noqerësë.
Skënder-Begu, posa mësoj këto, u-nis nga Bari dhe i rrethoj armikëtë në Noqerë, Piqininua me shokëtë, duke dhënë llasë ushtërisë tyre i ndënjnë kundrejt. Po Skënder-Begu me Shqipëtarëtë u-ra me shumë trimëri, pa s’u-mbajtnë dot, po u-thyenë. Katrë a pesë mij’ armikë ranë të vrarë, nj’a dy mijë u-zunë të gjallë, të tjerëtë u-përhapnë.
Piqininua u-arratis e ra më së fundi në dorët të Fransoa Sforcit, q’ish armiku i ti, i-cili tha urdhër’ edhe e vranë. Dukë-Jani iku e u-fut në Fransë i turpëruarë, të tjerët’ u-përndanë.
Parësija, q’ish bërë me armikët e Ferdinandosë, erdh’ e ju-falë Skënder-Begut, e i kërkuanë ndjesë për fajt të tyre, dh’ i dhanë besë. Skënder-Begu atyre u-fali fajnë, dhe ca, që kishinë zënë vënt e z’dojnë të faleshinë, i mundi me luftë, dh’ e shtroj vendinë mirë, pa erdhi në Neapolë me gjith’ ushtëri.
Ferdinandua dhe të parët’ e mbretërisë e gjithë këta i duallë përpara Skënder-Begut e Shqipëtarëvet dhe i pritnë me shumë nder e me shumë gas.
Nga gjith’ Evropa erdhë njerës për të parë Mbren’ e dëguarë, q’ish burrë me emërë të math, dhe sicili e kish për lëvdatë në vënt të ti, të thoshte: Kam parë me syt të mij Trimnë m’emërë.
Edhe Papa, që ish shum’ i rëndë n’atë kohë, erdhi në Neapolë e pa Skënder-Begun’ e u-poq me te.
Si vu në front të mbretërisë së Neapolësëtë birr’ e mikut të ti Skënder-Begu u-kthye prapë në Shqipëri.
“E Këndimit Të Çunave II – Këndonjëtoreja”, Bukuresht, 1886.
(Përgatitja: Agim.Morina. Shënim: Shenjat diakritike janë heqë.)