Sonte në mbrëmje kombëtarja luan testin e parë miqësor ndaj modestëve të Lihtenshtejnit në një përballje të cilën Silvinjo pritet ta shfrytëzojë për të provuar idetë e tij për formacionin ideal në Euro 2024.
Mirlind Daku pritet të jetë sulmuesi i vetëm përpara, mbështetur nga Arbër Hoxha dhe Jasir Asani nga krahët. Hoxha pa patur paraqitje të mira me Dinamon e Zagrebit, ndërkohë që pritet të shihet forma e Asanit që prej muajsh ngroh stolin në Korenë e Jugut.
Laçi dhe Gjasula mund të kenë minuta në mesfushë, ndërkohë që Marash Kumbulla pret një mundësi në qendër të mbrojtjes përkrah Ismajlit ose Mihajt, pasi kapiteni Berat Gjimshiti pritet të pushojë.