Seanca e miratimit të buxhetit në traditën parlamentare duhej të ishte seancë maratonë, por ajo ka zgjatur vetëm 8 minuta.
Opozita ka vijuar me tentativat për të bllokuar punimet e parlamentit pasi sërish përmbysi karriget në sallë dhe ndezi kapsolla gjatë kohës kur kryheshin procedutat e votimit të buxhetit.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin, Asllan Dogjani, ndërsa në sallë mungonin deputetët Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti të cilët ishin përjashtuar pasi ndezën flakadanë në seancën e kaluar.